Princ Leka si baba? Elia i vendos notën dhjetë

Mediale Vip

Princ Leka si baba? Elia i vendos notën dhjetë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 09:50
Princ Leka, Elia Zaharia Leka dhe Geraldina

Në një intervistë ekskluzive për “Revista Who”, Elia ka treguar se Princ Leka është shumë i përkushtur në rolin e babit. Leka është kaq shumë i kujdesshëm dhe i dhënë pas vajzës sa Elia ndihet e qetë. Ajo tregon se Princi zgjohet më shpejt, kur Geraldinës i del gjumi dhe arrin ta qetësojë situatën pa panik.

“Leka është shumë i përkushtuar dhe i jep shumë dashuri dhe vëmendje vogëlushes sonë. Natën ai zgjohet më lehtë se unë dhe është shumë i kthjellët. Unë dua pak më shumë kohë deri sa të më ikë përgjumja… Zakonisht është i qetë dhe nuk bën panik, por kujdesin e ka njësoj si unë. Kjo më jep shumë besim dhe qetësi, pasi e kam mbështetje në çdo moment. Jam shumë e lumtur për përkushtimin e tij, madje nuk e kam imagjinuar që do ishte kaq i dhënë pas vajzës!”

Leka ndihmon Elian edhe kur i bën banjën vogëlushes dhe tani është kthyer në një rit shumë të këndshëm. “Jam shumë me fat që babi Leka është shumë i dhënë, investohet dhe kujdeset në përditshmëri”-shprehet Elia.

“Banjën e parë ia kam bërë me mamin dhe tezen. Kisha pak drojë, por ia dolëm me sukses. Që në fillim u miqësua me ujin dhe tani banja është një rit i këndshëm për të dhe ne të gjithë! Tani bebushen e lan mami Elia dhe babi Leka. Jam me shumë fat që babi Leka është shumë i dhënë, investohet dhe kujdeset në përditshmëri. Të dy bashkë ndihmojmë njëri-tjetrin në këtë proçes kaq të bukur dhe kompleks!“

Elia tregon se Leka e thërret Geraldinën “Princeshë” e me përkëdheli i thotë “Nën urdhrat e tua princeshë!”.

“Princ Leka tani që është ende bebe dhe jo koshiente i thotë herë pas here: Nën urdhrat e tua princeshë! Kjo sa herë që ajo manifeston nevojat e veta. Por përtej shakasë, ne jemi shumë të vendosur që vajza të rritet me këmbë në tokë, me modesti dhe pa asnjë dallim me fëmijët e tjerë. Dëshirojmë që ajo ta shijojë fëmijërinë, pasi është periudha më e rëndësishme në formimin e njeriut. Kur të rritet statusin e saj të veçantë do duhet ta kuptojë drejtë, si një përgjegjësi më shumë për ta vënë këtë titull në shërbim të njerëzve. Ndoshta përrallën e saj me princeshë prej vërteti do ta mësojë duke lexuar “Trëndafilin e Bardhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat