Elia tregon se përse ngurroi të jepte lajmin e shtatzënisë

Mediale Vip

Elia tregon se përse ngurroi të jepte lajmin e shtatzënisë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:20
Princ Leka, Elia Zaharia Leka dhe Geraldina

Ishte data 22 Tetor kur në media e rrjete sociale mori dhenë lajmi se Princi Leka dhe Elia Zaharia ishin bërë prindër për herë të parë. Nuk vonoi shumë dhe u zbulua edhe emri i vogëlushes Geraldinë.

Ndërsa fotot e të voglës mami Elia dhe babi Leka na i kanë kursyer paksa duke na publikuar tek-tuk ndonjë foto për Krishtlindje e Vit të Ri.

Mirëpo në numrin e rradhës të revistës “Who”, Elia dhe Leka kanë pozuar në plot 10 foto me Geraldinën duke na sjellë portretin më të ëmbël familjar.

Edhe shtatzëninë Elia e mbajti të fshehtë, jo vetëm sepse është pak supersticioze, por tregon edhe një arsye tjetër.

A e mbajte shtatëzëninë të fshehtë për supersticion? Apo ishte karantina dhe virusi që ta diktoi këtë gjë?
“Mendoj që ishin të dyja bashkë. Nese nuk do kishte qenë mbyllja nga pandemia, shtatzënia do të më kishte gjetur në punë e sipër, të rrethuar me kolegë e miq dhe gjendja emocionale do ishte shumë më e stabilizuar. Ndërkohë përjetimi im i asaj periudhe që duhet të jetë nga më të bukurat në jetë, nuk ishte tamam ashtu…”-u shpreh Elia në intervistën ekskluzive për revistën “Who”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat