Tayna dhe Flori publikojnë bashkëpunimin

Mediale Vip

Tayna dhe Flori publikojnë bashkëpunimin

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 16:28
Tayna dhe Flori

Të dy artistët e estradës kanë publikuar projektin e shumëpritur.

“Magdalena”, mban emrin kënga e dyshes të cilën sapo e ka publikuar në platformën sociale YouTube.

Tayna dhe Flori e kanë realizuar këngën me videoklip në të cilin këngëtarja shfaqet provokative me veshjen e saj.

Ndryshe, ky është bashkëpunimi i parë mes Taynës dhe Florit.

Rikujtojmë se, Flori Mumajesi është rikthyer me kërë bashkëpunim pas një kohe pauze, gjatë vitit 2020 ai ka realizuar vetëm një këngë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat