“Time” përzgjedh Dua Lipën në mesin e 100 personave më me ndikim në botë

Mediale Vip

“Time” përzgjedh Dua Lipën në mesin e 100 personave më me ndikim në botë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 17:38
Dua Lipa

Dua Lipa është bërë pjesë e listës së 100 personave më me ndikim në botë të përpiluar çdo vir nga revista "Time".

Bukuroshja me prejardhje nga Kosova, përfshihet edhe në ballinën e revistës prestigjioze, ku duket rrezatuese e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë, flokë të lëshuara mbi supe dhe grim të thjeshtë.

"Time" e ka listuar Duan në mesin e 100 liderëve të botës të cilët po e formësojnë të ardhmen e showbizit, shëndetësisë, politikës, biznesit dhe më shumë.

"Dua Lipa është një yll në ngritje, që po e cila po len gjurmë në botën e popit. Vetëm para katër vjetësh ajo e lansoi albumin debutues. Sot ajo po vallëzon dorë më dorë me yjet e kësaj kohe, pasi e ka gdhendur me precizitet vendin e saj në skenën kulturore", shkruan mbretëresha e popit, Kylie Minogue, për yllin Dua Lipa.

Edhe një sukses i radhës për këngëtaren, aktivisten dhe filantropen me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, e cila vazhdon të na bëjë krenarë me arritjet e saj në karrierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat