Në 13 vjetorin e Pavarësisë, Labinot Tahiri dhuron 10.000 euro Grave të veja të Krushes së Madhe

Mediale Vip

Në 13 vjetorin e Pavarësisë, Labinot Tahiri dhuron 10.000 euro Grave të veja të Krushes së Madhe

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:46
Labinot Tahiri

Këngëtari njihet për bamirësinë e tij duke iu ndihmuar njerëzve në nevojë.

Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook njoftoi se i ka nderuar Gratë e Krushes për 13 vjetorin e Pavarësisë.

Ai ka zgjedhur t’iu dhurojë një shumë të madhe parash prej 10.000 eurove si përkrahje për t’i mbajtur familjet e tyre.

Postimi i plotë:

“PËR NDERË TË PAVARESISË DONACIONI I RADHËS 10.000€

10.000€ pêr gratë e veja të Krushës se madhe ku burrat e tyre u vranë në luftên e fundit pêr LIRINË E KOSOVËS!

Ne i ndajmë këto para si përkrahje për punet që ato i bëjnë për ti mbajtur familjet e tyre ku shumë fëmijë mbeten jetima pa baballarët e tyre!

Ju them të gjithave nënave dhe vajza shqiptare, do ta keni përkrahjen nga fondacioni ynë dhe duart e shqiptarëve gjithmonë. Zoti ju bekoftë!  Me dashuri dhe respekt, Labinot Tahiri Kosovë e Shqipërisë”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat