Vera Ora: Rita është e veçantë por jo më ndryshe se të rinjtë tjerë shqiptarë

Mediale Vip

Vera Ora: Rita është e veçantë por jo më ndryshe se të rinjtë tjerë shqiptarë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 22:03
Rita Ora

Nëna e këngëtares ka dhënë një mesazh në gjuhën shqipe.

Rita Ora uroi Pavarësinë me fotografi e veshur me veshje kombëtare.

Përveç imazheve që ka zgjedhur, ajo shkroi edhe urimin me disa fjalë shqip.

Këngëtarja mori falënderime të shumta që po e promovon Kosovën kaq bukur çdoherë që ka mundësi,  madje urimi i saj u cilësua si urimi më i mirë.

Nga këto falënderime të shumta,  Vera Ora ka publikuar foton e Ritës veshur me veshje tradicionale dhe ka shkruar se Rita është si të rinjtë e tjerë shqiptarë.

“Flm për lavderata, Rita është e veçantë por jo ma ndryshe se të rinjtë tjerë shqiptarë që përfaqëson ajo! Mu për këtë krenohet me prejardhjen e saj! Qeshu rini qeshu”, kanë qenë fjalët e nënës së këngëtares.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat