Stresi ju kthye kundër, Roza i përgjigjet publikisht reperit dhe thumbon sërish Keisin

Mediale Vip

Stresi ju kthye kundër, Roza i përgjigjet publikisht reperit dhe thumbon sërish Keisin

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 00:48
Roza Lati, Stresi

Një deklaratë e moderatores Roza Lati, pak ditë më parë në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit solli reagimin e reperit Stresi. Por si nis e gjitha?

Teksa po realizonte lojën me emoji, një intervistë ku Roza komentonte disa figura publike, në fund erdhi radha e dyshes Streisi-Keisi. Ndërkohë që për Stresin shfaqi emoji-n e zemrës duke shtuar se “për atë kam këtë zemrën, sepse është djalë shumë i mirë dhe korrekt”, për Keisin zgjodhi emojin e jashtëqitjes.

“Për këtë vajzën ka ngelur kjo, për reagimin e saj ekstrem kot palidhje që pati për skeçin që patëm me Stresin. Disa njerëz ca gjëra i bëjnë për vëmendje, famë”.

Stresi nuk e priti mirë këtë deklaratë dhe ju kthye publikisht kundër Rozës, me të cilën ndan një raport miqësor prej vitesh.

“Roza si do ndiheshe të ofendoj nënën ty? Keisit s’i vijnë as te themra vajza si ty”, shkroi Stresi.

Ndërsa Roza ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emiisonin “Roped With Olsi” dhe aty foli më shumë për marrëdhënien që ka me reperin. Kur u pyet se me cilin personazh të njohur i ka prishur raportet dhe nuk flet më, ajo u përgjigj:

“Stresi. Më vjen shumë keq se e kam shumë xhan. Është super çun, e dua shumë. Nga gjithë reperët që kam patur në studio është i vetmi që s’ma ka lujt. Është  më korrekti. Por, kur e pata në studio dhe i dhashë prioritet për skandalin që ka patur atëherë që ta nxjerrja sa më mirë u çua ajo vajza që s’ia mbaj mend emrin. Bashkëshortja e tij, nuk e di a janë akoma bashkë. Ajo pati një reagim shumë të keq. Pati një përplasje dhe unë ndjej një lloj barriere me Stresin dhe e du fort si çun.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat