Covid-19 nuk ndalon festën e këngëtarëve shqiptarë në 13 vjetorin e Pavarësisë

Mediale Vip

Covid-19 nuk ndalon festën e këngëtarëve shqiptarë në 13 vjetorin e Pavarësisë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:25
Covid-19 nuk ndalon festën e këngëtarëve në 13 vjetorin e Pavarësisë

Kosova dje festoi 13 vjetorin e Pavarësisë e shpallur me 17 shkurt në vitin 2008.

Edhe pse jemi në kohë pandemie, disa prej artistëve të estradës nuk i ka penguar asgjë të mbajnë mbrëmje muzikore duke performuar në lokale të disa prej qyteteve.

Ata kanë publikuar video dhe fotografi, teksa kanë treguar se janë argëtuar pa masë përveç këngëve tjera ata interpretuan edhe këngë patriotike të cilat shihen se kanë ndezur publikun.

Këngëtarja nga Shqipëria, Filloreta Raçi e njohur si Fifi ka performuar në Ferizaj e cila ka publikuar një video në profilin e saj zyrtar në Instagram ku shihen një grumbull i njerëzve pa distancë të cilët rrezikojnë infektimin me Covid-19.

Madje ajo u pyet nga ndjekësit se a ka virus aty dhe këngëtarja i është përgjigjur me ironi duke i shkruar se e ka djegur edhe virusin.

Përveç Fifit, edhe këngëtari Besart Halimi ka performuar mbrëmë në njërin nga lokalet në Prishtinë ku shihet se ka argëtuar në maksimum mysafirët të cilët nuk kanë marrë parasysh aspak rregullat anti-Covid.

Një tjetër këngëtare shqiptare që ka performuar për ditën e Pavarësisë është edhe Albina Kelmendi. Ajo ka publikuar video në Instagramin e saj personal ku dëgjohet duke kënduar “Oj lulije” dhe të pranishmit shihen duke u argëtuar pa ndonjë kujdes të shtuar nga pandemia.

Meda gjithashtu ka qenë i ftuar në një restaurant për të festuar 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Bashkëshortja e tij, Luljeta ka publikuar video teksa dëgjohet atmosfera që bën Meda duke kënduar live, mirëpo mungesa e rregullave anti-Covid është e madhe edhe këtu.

Aida Doçi, po ashtu ka qenë pjesë e një mbrëmje muzikore e cila ndezur atmosferën për Pavarësinë e Kosovës por duke munguar distanca në mes të ftuarve.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë nuk ka dhënë ndonjë njoftim para 13 vjetorit të Pavarësisë se lejohet mbajtja e mbrëmjeve muzikore më shumë se 50 persona.

A do të ketë ndëshkime dhe cili do të jetë vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë për këto grumbullime të njerëzve në kohë “Covidi”, pritet të shohim në vazhdim.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat