Shkurte Fejza ka porosi për institucionet: Kemi nevojë për patriotizëm, u derdh shumë gjak

Mediale Vip

Shkurte Fejza ka porosi për institucionet: Kemi nevojë për patriotizëm, u derdh shumë gjak

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 13:30
Shkurte Fejza

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza veçohet për zërin e saj të talentuar.

Paraqitjet e saj në skenë i ka bërë qysh në moshë të re, duke shfaqur talentin e saj para një publiku të gjerë, shkruan Indeksonline.

Dje Kosova festoi 13 vjetorin e Pavarësisë, ku në një intervistë për Indeksonline ajo tregoi ndjenjat e saj patriotike që i ka për vendin tonë.

Dita e pavarësisë është dita më e lumtur e jetës time.

“Ne jemi gjeneratë me fat që e kemi priture këtë ditë dhe sot e gëzojmë. Një jetë e tërë me luftë, sakrificë dhe me mall për këtë ditë. Unë 17 shkurtin e 2008 nuk do ta harroj kurrë dhe nganjëherë më duket si ëndërr dhe sa herë vjen kjo date kam të njëjtat emocione”, tha ajo për io.

Kosova është një vend që po e kalon periudhën e fëmijërisë dhe se ngritja e saj po bëhet dalëngadalë.

“Shteti ynë Kosova  po e kalon periudhën e fëmijërisë dhe të rritjes së saj me hapa të vegjël me ngritjet e sa të shpejta e herë të ngadalshme dhe nganjëherë edhe me rrënjët e kohëpaskohshme. Shpesh here nuk jemi të kënaqur me këtë ritëm por kjo nuk do të thotë se nuk janë arritur rezultate të dukshme. Gjithmonë kemi nevojë për patriotizëm dhe tani ai duhet të jetë institucional. Për këtë vend është derdhur gjak e djersë dhe është sakrifikuar shumë dhe këtë kurrë nuk duhet ta harrojmë. Janë familja ime fëmijët e heroit Azem Behluli dhe gjithmonë iu them atyre dhe fëmijëve të mi se Atdheun duhet me dashtë si Azemi që nuk kurseu jetën për liri. Tani fal Zotit nuk kemi nevojë për sakrificë të atij niveli por duhet me punë, angazhim dhe ndershmëri ti shërbejmë vendit tonë. Dua të them se edhe qytetarët duhet të kërkojnë ma me ngulm nga institucionet tona që t’i kultivojmë këto vlera” shtoi ajo.

Kënga “Mora fjalë” është kënga dedikuar Adem Jasharit ku i kam kënduar pavdekësisë historike.

“Kënga “Mora fjalë” mund të them se nuk është vetëm një këngë e zakonshme. Ajo është një kushtim për legjendarin Adem Jashari që ngjanë me këngët antike që u këndoheshin heronjve me përmasa hyjnore. Është një thirrje qëllimshëm s’i përfillë kufizimet e realitetit  e as dimensione kohore. Kjo këngë duke i kënduar pavdekësisë historike  ka përfituar pavdekësinë artistike. Sa here e këndoj këtë këngë unë hy thellë në atë botë dhe është ndjenjë e jashtëzakonshme, e papërshkrueshme. Unë jam shumë e lumtur që ia kam arritur ta ngrij në këtë nivel.”

Në datën historike munguan udhëheqësit e UÇK-së, dhe është e padrejtë të ketë gjykatë ndaj një ushtrie që ka luftuar për liri.

“Ajo që duhet gjykuar është Serbia për gjenocidin dhe krimet e tmerrshme që ka bërë gjatë luftës por edhe gjatë një shekulli që na ka robëruar. Është e padrejtë të ngritët gjykatë speciale ndaj një ushtrie  që ka luftuar për liri.  Lufta e UÇK-ka qenë luftë e drejtë dhe me këto aktakuza i është bërë dëm i madh Kosovës dhe kjo është e dhimbshme”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat