‘Love Story’ ishte vetëm fillimi, ku do ta shihni Arianën së shpejti?

Mediale Vip

‘Love Story’ ishte vetëm fillimi, ku do ta shihni Arianën së shpejti?

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 06:33
Ariana Shabani

Ariana Shabani, ish-konkurrentja e spektaklit Love Story, ka folur së fundmi për natën gjysmëfinale dhe projektet e saj të reja.

Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin, ajo është shprehur se sipas saj, Saimiri ka më shumë ndjenja për Generdën.

Më tej ajo ka treguar se ka nisur projekte të reja në Shqipëri, ndër të cilat është pjesë e një filmi.

Si të duket prag-finalja?

Në fakt, e prisja që do ishin Meri dhe Generda në finale dhe më duket shumë mirë, sepse kam parë ndjenjë si nga vajzat, ashtu edhe nga Saimiri. Me Merin, Saimiri ka pasur më shumë takim dhe me Generdën e mori vrullshëm.

Kush mendon se ka më shumë ndjenja për Saimirin, Generda apo Meri?

Mendoj se kanë të dyja, por më shumë e shfaq Generda. Meri është një vajzë shumë e turpshme dhe jam e sigurt që ka turp t’i shfaqë. E njoh pak a shumë tipin e Merit që është e ndrojtur.

Po Saimiri, për kë mendon ti se ka ndjenja më shumë, për Merin apo për Generdën?

Besoj që ka për Generdën, sepse Saimiri u influencua shumë nga Generda që në javën e parë. Prandaj mendoj se ka më shumë për Generdën.

E prisje eliminimin e Xhesit?

Që do eliminohej e prisja kohë më përpara për Xhesin, por që do shkonte kaq larg nuk e prisja.

Çfarë po bën akoma në Shqipëri?

Unë do lëviz, por për momentin po merren me disa projekte të tjera, me profesionin tim kërcimin dhe jam pjesë e një filmi ku jam si aktore.

Ke pasur hatërmbetje në Love Story?

Po, në fillim, me disa vajza që janë larguar para meje. Pak ajo sjellja e tyre arrogante.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat