J.Lo zbulon sekretin për një fytyrë të pastër, produktin e keni të gjithë në shtëpi

Mediale Vip

J.Lo zbulon sekretin për një fytyrë të pastër, produktin e keni të gjithë në shtëpi

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 09:19
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka zbuluar sekretin për një lëkurë të pastër dhe kjo falë mamasë së saj.

Diva publikoi në rrjete sociale një video ku prezantonte produktet e linjës së saj kozmetike, si pastruesin e fytyrën,serumin, kremin dhe zbuloi se në to ka një përbërës sekret: vaji i ullirit.

Lopez tregoi se kur ishte adoleshente e ëma e kishte këshilluar të përdorte vaj ulliri dhe kuptoi që ishte një super produkt, prandaj e ka përfshirë në përbërësit e linjës së saj kozmetike.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

“Mami më ka pas thënë që vaji i ullirit është kura për gjithçka”-tha ajo.

Epo ja e mësuam edhe një sekret nga J.Lo e të paktën është një produkt që e kemi të gjithë në shtëpi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat