Dikur shprehu hapur pëlqimin ndaj saj, ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton “vajin e Borshit”: Sindi bullizoi Julin

Mediale Vip

Dikur shprehu hapur pëlqimin ndaj saj, ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton “vajin e Borshit”: Sindi bullizoi Julin

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:06
Almend Kreku

Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Almend Kreku, ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” për të komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në këtë reality show.

Duke komentuar debatin e ashpër mes Sindit dhe Julit, ai tha se vajza ka reaguar shumë pavend dhe se djali nuk e ka patur me qëllim që ta ofendojë atë.

“Nuk e tha me tendencë, e tha në sensin e komplimentit. Nuk mendoj se ishte ironi apo sarkazëm. Juli nuk e përmend fjalën i virgjër, e përmend dikush tjetër. Vaj i borshit, që nuk përzihet me asnjë tjetër, nuk është fyerje. Në fillim ajo qeshi me atë koment, dhe më pas e bullizoi Julin duke i thënë shko në shpellat e tua”, tha Almendi, i cili kur ishte brenda në emision i ka shprehur hapur pëlqimin Sindit.

Sipas tij pezullimi i përkohshëm i tyre, nuk do të thotë asgjë tjetër, veçse ata të reflektonin.

“Tani edhe daljet nga studio i kanë bërë të zakonshme. Kjo do të thotë mungesë respekti ndaj publikut, njerëzve në studio dhe produksionit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat