Fifi nuk mban më: Mos më prekni, kam 11 muaj pa punë

Mediale Vip

Fifi nuk mban më: Mos më prekni, kam 11 muaj pa punë

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Fifi

Prej kohësh gjendja e artistëve në vend ka qenë në një ngërç për shkak se pandemia ka ndërprerë punënë e tyre dhe çdo aktivitet tjetër ku ka grumbullim njerëzish. Këta të fundit nuk kanë rreshtur së reaguari në rrjetet sociale dhe intervista duke u munduar të gjejnë përgjigjen e një pyetjeje të vetme: “A e shpërndan muzika virusin?”. Me nervat copë ata kanë shkruar, kanë ngritur zërin, megjithatë gjendja ka vazhduar të jetë po njësoj, duke qenë se dhe virusi vazhdon të bashkëjetojë me njerëzit.

Së fundmi një video e Fifit në festën e Pavarësisë së Kosovës, ku shihet duke kënduar dhe duke mbajtur koncert ka ngacmuar të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, duke iu drejtuar për t’i thënë se ky ka qenë një veprim i papërgjegjshëm në këtë periudhë pandemie.

Pas komenteve të shumta, Fifi ka zgjedhur që paraditen e sotme t’i kthejë përgjigje të gjithëve, duke kërkuar që askush mos ta prekë.

“Positive vibes njerëz, çfarë po ndodh? Unë e di që ka ndikuar shumë keq virusi në trurin tonë, ama qetësohuni. Nisni të merreni me ndonjë gjë dhe lëshoni energji pozitive. Paskam marrë lekë unë në 17 dhe qënka bërë nami, jemi ngopur në lekë. Hello, që 11 muaj jam pa punë. As shteti, as ju, as  kurkush nuk i ka interesuar çfarë po bëjnë artistat. A u interesua ndokush për gjendjen financiare të artistave? A i ka ndihmuar ndokush artistat të bëjnë art? Jo, jo. Kështuqë zonja dhe zotërinj mos më prekni ku s’duhet. Punoni ju për vete, ishallah zoti jua jep krejt dhe e shijoni, por mos më prekni sepse jam që 11 muaj pa punë”, ka thënë Fifi në një pjesë së videos së saj.

Periudha e gjatë pa punë i ka bërë artistët të reagojnë tanimë në forma të ndryshme, duke nënkuptuar se nuk u mbajnë më nervat dhe askush nuk duhet t’i prekë pas kaq kohësh që askush nuk është interesuar për anën e tyre financiare. E radhës që e ka thënë këtë pas komenteve të ndjekësve në rrjet ka qenë Fifi me thjeshtësinë dhe spontanitetin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat