Enca ndan imazhe joshëse nga prapaskenat e videoklipit “Ndoshta”

Mediale Vip

Enca ndan imazhe joshëse nga prapaskenat e videoklipit “Ndoshta”

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Enca

Enca vjen tejet atraktive në klipin e ri.

Enca Haxhia po punon drejt përfundimit të këngës së re, të cilën e sjell të vizualizuar edhe me videoklip

Artistja, ka publikuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat sjell pamje nga xhirimet e videoklipit të ri.

Ajo shfaqet joshëse e veshur me një fustan me dekolte të hapur e të çarë tek këmba, ndërsa pozoi e shtrirë në dysheme.

“NDOSHTA …⏳”, ka shkruar ajo sipër këtyre imazheve, duke treguar edhe një herë titullin e këngës së re.

Enca nuk ka preferuar të japë ende një datë për këngën “Ndoshta”, por pritet që të publikohet shumë shpejt.

Dueti “Break Down” me Don Xhonin, mbetet kënga e fundit nga Enca Haxhia, e lansuar vitin e kaluar. 

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat