Don Xhoni zbulon detaje rreth këngës së re

Mediale Vip

Don Xhoni zbulon detaje rreth këngës së re

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 18:35
Don Xhoni

Don Xhoni ka dhënë detaje për projektin që do e sjell pas “Kokainës”.

Reperi Don Xhoni edhe pse mes pandemisë, ka numëruar suksese të njëpasnjëshme me projektet e tij.

Pas ‘bujës’ që bëri në rrjet “Freestyle”, reperi është kthyer në studio për të punuar rreth këngëve të reja.

Së fundi, ai ka njoftuar fansat që kënga e tij e re është përfunduar dhe pritet që ta xhirojë edhe videoklipin.

Image

“Për krejt juve qe e ndegjoni muziken e Don Xhonit dhe e suportoni ate ne mars del kenga Mafia. Q*** bre gramatiken e nanes. Kanga Mafia del n’mars kanga ka pefundu osht gati veq videklipi ko me ju kry edhe per date ju lajmroj, faleminderit për perkrahje, Zoti ju rujt”, shkruan Don Xhoni.

Kujtojmë se projekti i fundit i Don Xhonit është “Kokaina”, me të cilin mori 22 milionë klikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat