Merr fund çdo gjë, Kim Kardashian nënshkruan kërkesën për divorc nga Kanye West

Mediale Vip

Merr fund çdo gjë, Kim Kardashian nënshkruan kërkesën për divorc nga Kanye West

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 22:05
Kim Kardashian dhe Kanye West

Kim po divorcohet nga Kanye.

Kim Kardashian ka bërë kërkesë për t’u divorcuar nga Kanye West pas 7 vitesh martesë, por burimet thonë se është aq miqësore sa një divorc mund të jetë, shkruan TMZ.

Kim po kërkon kujdestarinë e përbashkët ligjore dhe fizike të katër fëmijëve të çiftit.

Burime tregojnë për TMZ Kanye është mirë me marrëveshjen e përbashkët për kujdestarinë dhe thuhet se të dy, Kim dhe Ye janë të përkushtuar që të bëjnë prindër së bashku.

Ka një parapërgatitje dhe thuhet  që asnjëra palë nuk e konteston atë. Në fakt, burimet thonë se ata janë tashmë shumë larg në arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e pronave.

Dokumentet, të paraqitura nga Laura Wasser, nuk rendisin një datë të ndarjes, është renditur si të përcaktohet.

Data është pothuajse e parëndësishme sepse ndarja e tyre është kronikuar aq mirë në lajme dhe rrjete sociale.

Ishte gjatë gjysmës së fundit të vitit 2020 kur gjërat filluan të ecin në kahje të kundërsa për çiftin.

West filloi fushatën e tij presidenciale më 4 korrik dhe javë më vonë mbajti një ngjarje të çuditshme të fushatës në Karolinën e Jugut.

Në një moment, Kanye tha se Kim kishte planifikuar ta abortonte fëmijën e tyre të parë dhe më pastaj kishte shumë tweet-e mes familjes Kardashian/Jenner dhe Kanyet.

Kim dhe Kanye u takuan në fillim të viteve 2000 dhe ai së pari bëri një paraqitje në “Keeping up with the Kardashians” në një episod të vitit 2010 kur ai vizitoi atë dhe dyqanin DASH të Kourtney në Nju Jork.

Ky do të jetë divorci i tretë i Kim. Ajo ishte e martuar me producentin e muzikës Damon Thomas para se të divorcoheshin më 2004.

Ajo u martua me Humphries në gusht 2011 por ajo bëri kërkesë për divorc pas 72 ditësh. Ky është divorci i parë i Kanye. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat