Billie Eilish kërkon urdhër ndalimi për personin që e ndiqte nga pas

Mediale Vip

Billie Eilish kërkon urdhër ndalimi për personin që e ndiqte nga pas

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 22:58
Billie Eilish

Artistja e njohur, Billie Eilish, për një kohë të gjatë ka qenë e shqetësuar nga një person.

Ky i fundit kishte frikësuar këngëtare, duke e përcjellë vazhdimisht në shtëpinë e saj në Los Angeles, shkruan Daily Mail.

Eilish tashmë ka kërkuar urdhër ndalimi kundër John Hearle, i cili ka thënë se ka qenë duke për kamping afër shtëpisë së saj.

19-vjeçarja ka deklaruar se është e shqetësuar nga ai, pasi përpos përndjekjes, ai i dërgon edhe letra të çuditshme.

“Ti nuk mund të arrish atë çfarë dëshiron, derisa ajo çka dëshiron është të vdesësh për mua”, ka qenë njëri shkrim i John sipas Billie.

Po ashtu ajo është shprehur se ndihet në ankth sa herë që kthehet në shtëpi, pasi e di që dikush është duke e përcjellë.

Këngëtarja po ashtu frikësohet edhe për veten, përfshirë familjarët me të cilët jeton.

Kërkesa e artistes ka qenë që Hearle të qëndrojë së paku një kilometër larg shtëpisë së saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat