“Sindi është bërë pishman që ka thënë që është e virgjër”, gazetarja komenton ngjarjet e fundit në “Për’puthen”: Atdheu është i çik i...

Mediale Vip

“Sindi është bërë pishman që ka thënë që është e virgjër”, gazetarja komenton ngjarjet e fundit në “Për’puthen”: Atdheu është i çik i...

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 07:51
Sindi dhe Atdheu

Gazetarja Fjorda Llukmani, e cila është shoqe e Julit në emisionin “Për’puthen”, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” për të komentuar sherrin e tij me Sindin, që është bërë virale menjëherë.

Ajo tha se nuk e ka shok të ngushtë Julin, por kanë patur një udhëtim të përbashkët në Evropë.

“Bën shaka me këdo dhe e ka bërë pa tendencë. Djemtë aty nisën duke qeshur, e kjo bëri që Sindi të reagonte ashtu. Nuk më pëlqeu reagimi i saj në fillim, por më pas thashë mos ndoshta është bërë pishman që ka thënë se është e virgjër. Sa herë që ja kujtojnë, ajo sikletoset. Sindi ka nevojë për pak pushim. Jemi popull gjaknxehtë dhe na del situata jashtë kontrollit ndonjëherë”, tha ajo.

Ndërkohë në lidhje me puthjen e Sarës me Atdheun që në takim të parë Fjorda tha se “shyqyr që u puthën”, pasi publiku ka që në shtator që pret puthje,

“Atdheu është i çik i lëvizur, rëndësi ka që të ketë lëvizje dashurie, që të mos ngelin vetëm te fjalët”, shtoi ajo.

Ndërsa për komentin e Antonelës që tha për takimin e tyre se ishte si “film pornografik”, gazetarja tha: “Edhe ajo vetë afrohet më çunat, ajo e puthi vetë Mevlanin. Ishte personi i gabuar që tha një gjë të tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat