Një tjetër skandal, Ana kapet “mat” me konkurrentin e ri të “Për’puthen”

Mediale Vip

Një tjetër skandal, Ana kapet “mat” me konkurrentin e ri të “Për’puthen”

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 13:07
Ana dhe konkurrenti më i ri i këtij program Arsimi

Rrjeti po zien nga aludimet se ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana dhe konkurrenti më i ri i këtij program Arsimi, kanë qenë mbrëmë bashkë në një shtëpi.

Këtë dyshime erdhën pasi të dy postuan në rrjetet e tyre sociale në InstaStory, pamje ku dallohej qartë se divani në të cilin ato po qëndronin ishte i njëjti. Gjithashtu, vihet re se dhe dritarja e shtëpisë ku ata kanë postuar foto është po e njëjta.

Nëse këto detaje janë një rastësi apo jo mbetet për t’u parë dhe konfirmuar nga personazhet, të cilët bënë që të lindin këto dyshime.

Ky nuk është rasti i parë që publiku ngre dyshimet në lidhje me konkurentët e këtij programi, pasi para disa ditësh u ngritën aludime edhe për ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andin dhe Melisën, ku dyshimet u ngritën mbi të njëjtat ngjashmëri objektesh.

Kujtojmë se Ana ka qenë një ndër konkurrentet e para të “Për’puthen”, por që produksioni u detyrua ta largonte atë nga programi pasi kishte thyer rregullat së bashku me Arjonin. Ishte ky i fundit që publikoi fotot e tyre në shtrat, të cilat bënë “xhiron e rrjetit”.

Skandalet në këtë program duket se nuk kanë të sosur. Na mbetet vetëm të presim se çfarë fshihet pas këtyre dyshimeve në lidhje me Anën dhe Arsimin.

Image
Ana dhe konkurrenti më i ri i këtij program Arsimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat