Olta Gixhari rrëfehet për herë të parë për bashkëshortin e saj misterioz

Mediale Vip

Olta Gixhari rrëfehet për herë të parë për bashkëshortin e saj misterioz

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:00
Olta Gixhari

Olta Gixhari ka qenë e ftuar së fundmi në “Jonida’s Room”, ku rrëfeu detaje të shumta nga jeta e saj si nënë e re e një djali të vogël. Aktorja rrëfeu se emrin e vogëlushit e ka zgjedhur që në muajin e katërt dhe se në fakt emrin e tij e ka zgjedhur Armina Mevlani.

“Amar lindi me dy A tek këmbët e vockla, në taban. Postimi parë i Amarit në Instagram, që unë dhashë lajmin që lindi, ka dy A shumë të qarta. Kush ma tha mua emrin? Kam folur me mikeshat e mia dhe ju kam thënë më dërgoni lista ose emra që mendoni dhe një ndër to ishte Armina Mevlani. Armina ndër të tjerë emra, që më ka thënë, nuk më dha shumë emra, 4-5 emra më dha. Ajo ishte shumë tek emrat spanjollë dhe emri i fundit fare ishte Amar. Të nesërmen kthehem prapë po shihja Amar dhe i thashë partnerit tim mua më pëlqen shumë, kam gjithë natën që e mendoj është e çuditshme. U la me aq biseda dhe kalonin ditët e unë mbeta tek ky emër”, rrëfeu Olta.

 

Aktorja foli për herë të parë publikisht edhe për bashkëshortin e saj, identitetin e të cilit nuk e ka bërë ende publik. Ajo tha se atij nuk i pëlqen të shfaqet në rrjete sociale dhe se nuk e koncepton këtë gjë. Olta tha se ai është shumë diskret dhe se dëshiron ta respetkojë vendimin e tij.

Ndërsa Jonida, që e takoi nga afër bashkëshortin e Oltës tha se ai dukej një njeri shumë më i qetë se ajo.

“Kemi një ndryshim në dukje të parë, por dhe ai thellë-thellë është si unë. Nuk është i fushës së artit. Më pëlqen shumë që ai nuk ma ka ndrydhur këtë pjesën e koketës që kam unë, energjinë, çmenduritë e mia, ose ndryshim planesh përnjëherë. Është njeri që më jep liri dhe shumë qetësi, sepse nuk bëra kot valixhet gati dhe të ikja. Deri tani jemi shumë rehat me njëri-tjetrin, plotësojmë shumë mirë njëri-tjetrin”, u shpreh Gixhari.

Ndër të tjera Olta tha se nuk e mendon rikthimin në Shqipëri, sepse është më mirë në Spanjë, edhe pse nuk e ka të lehtë që po jeton jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat