Nuk e gjeti dashurinë në “Për’Puthen”, ish-konkurrenti në një emision tjetër

Mediale Vip

Nuk e gjeti dashurinë në “Për’Puthen”, ish-konkurrenti në një emision tjetër

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 12:08
Erjon Geca

Ish konkurrenti i “Per’Puthen”, Erjon Geca, është në kërkim të dashurisë në një format tjetër dashurie. Tanimë ai është bërë pjesë e programit “Its my love” që transmetohet në Kosovë.

Kur prezantuesi i këtij programi e pyeti se pse ke ardhur këtu nga “Për’Puthen” , Geca iu përgjigj me fjalët:

“Sepse këtu duket shumë më reale se atje. Vetë fakti që këtu nuk ka një kontratë apo skenar do të thotë se është real. Këtu djemtë dhe vajzat flasin çfarë të duan dhe nuk iu ndërpritet fjala”.

Kujtojmë se ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Erjon Geca ka qenë ndër të paktët që ka mbështetur teorinë se Tean dhe Andin i ka detyruar produksioni të dalin bashkë si çift.

Ai ka hedhur akuza të forta ndaj programit duke deklaruar se produksioni ka qenë në dijeni të lidhjes së Teas dhe Beartit, si dhe përmes kontratës dhe shantazhit i ka detyruar personat e përfshirë në këtë histori, që të mos thonë të vërtetën.

Ditë më parë, ai ka publikuar bisedën me opinonistin Arjan Konomi, i cili i kishte treguar se i kanë prerë të gjitha fjalët në emision.

Po ashtu ai ka rrëfyer se zotëron një bisedë telefonike mes një konkurrenti dhe produksionit, ku vihet në dijeni produksioni për gjithçka që po ndodhte jashtë studios dhe sipas ish-konkurrentit, stafi i lutej që fotografitë të mos publikoheshin.

Geca madje ka rrëfyer se ka qenë pikërisht produksioni i “Për’Puthen” ai që ka detyruar Anën dhe Shqipen të largonin nga programi atë dhe Renaton muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat