Sekreti i Jennifer Lopez për të mbajtur larg rrudhat

Mediale Vip

Sekreti i Jennifer Lopez për të mbajtur larg rrudhat

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:30
Jennifer Lopez

Edhe pse vitet kalojnë, Jennifer Lopez, vijon të mbetet në super formë. Ajo çfarë na lë gjithmonë pa fjalë nga këngëtarja është portreti i saj rinor.

Në fytyrën e saj është paska e vështirë të gjesh një rrudhë, dhe shpesh ajo akuzohet nga fansat për botox.

Këngëtarja një gjë të tillë e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike. Javën e kaluar Lopez u shpreh se për “rininë e saj të përjetshme i detyrohet vajit të ullirit”.

Jennifer Lopez ka treguar se si dikur, kur ishte 23 vjeçe një doktor u përpoq ta bindte të bënte botox, por ajo nuk pranoi.

“Thjesht pyes veten se çfarë do të më kishte ndodhur po të kisha nisur botox-in aq e re. Fytyra ime do të ishte krejtësisht ndryshe nga kjo që kam sot”, tha ajo.

Fansat sërish janë të sigurt që ajo ka bërë ndërhyrje në lëkurë, pasi sipas tyre, është e pamundur që të jetë kaq e re edhe në moshën 51-vjeçare. Ata nuk e besojnë dot se vaji i ullirit ka bërë “magji” në fytyrën e saj.

“J-Lo nuk ka ndryshuar që nga viti 1998. Do jetë ndonjë vaj i nivelit superhero”, ironizon një ndjekës.

Lind pyetja a i mban vaji i ullirit larg rrudhat?

Vaji i ullirit përmban antioksidantë, për të cilin disa njerëz pohojnë se ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së vijave të imëta dhe rrudhave.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat