Këngëtarja e njohur tregoi se po bëhet nënë për herë të parë

Mediale Vip

Këngëtarja e njohur tregoi se po bëhet nënë për herë të parë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:44
Natti Natasha

Natti Natasha ka ndarë imazhe ku tregoi se po bëhet nënë.

Këngëtarja e hitit “Criminal”, Natti Natasha, ka dhënë lajmin më të bukur të jetës së saj në rrjete sociale

Shumë pak pasi lajmëroi se i kishte dhënë fund beqarisë, Natasha tregoi se po bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe i fejuari i saj, Raphy Pina do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë dhe çifti është në qiellin e shtatë nga gëzimi.

Në një intervistë për “People Espanol”, këngëtarja ka treguar se i është dashur të bëjë fekondim in vitro për të mbetur shtatzënë, për shkak të cisteve që kishte hequr në të kaluarën. Po ashtu, ajo ka hequr dhe një tub fallopian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat