Portret familjar, Gold AG publikon imazh me partneren dhe djalin e tyre

Mediale Vip

Portret familjar, Gold AG publikon imazh me partneren dhe djalin e tyre

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 19:54
Gold Ag me familje

Arian Agushi vazhdon përkushtimin familjar prej se është bërë baba i një djali.

Reperi, i njohur me emrin artistik, Gold AG dhe partnerja e tij, Ermira Shkodra, më 28 nëntor të vitit 2020 u bënë prindër për herë të parë.

Çifti zgjodhi që ta pagëzojë me emrin Gueril fëmijën e tyre të parë, ndërsa tashmë ai ka edhe profil në rrjetet sociale.

Image

Gold AG dhe Ermira kohë pas kohe shpërndajnë imazhe të ndryshme, në të cilat e përfshijnë djalin e tyre.

Kësaj radhe, çifti ka pozuar së bashku me fëmijën e tyre dhe fotografinë e kanë shpërndarë në  profilet e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat