Sindi rikthehet dhe Elvisi ka për t’i thënë diçka

Mediale Vip

Sindi rikthehet dhe Elvisi ka për t’i thënë diçka

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 21:49
Sindi dhe Elvisi

 

Skandali mes Sindit dhe Julit ka qenë tema kryesore e kësaj jave. Gjithçka nisi nga një koment i Julit i cili e krahasoi konkurrenten me “Vajin e Borshit, ekstra të virgjër”. Sindi nuk e priti aspak mirë këtë koment dhe reagoi ashpër ndaj Julianit duke kërkuar edhe largimin e tij nga studio.

Mevlani ndërhyri për të qetësuar gjakrat, por ndodhi e kundërta. Sindi tentoi ta godiste duke u larguar më pas nga studio. Ajo mungoi për një javë në “Përputhen”, por sot është rikthyer për “Përputhen Prime”.

Këtë e ka bërë të ditur Elvisi me një foto të postuar në rrjete sociale ku shfaqet me Sindin dhe shkruan se do i qëndrojë pranë në të mirë e në të keq.

Postimi i konkurrentit vjen një javë pasi ai deklaroi se në “Përputhen” do të qëndrojë vetëm për Sindin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat