Lana Del Rey e ka incizuar një album me muzikë country

Mediale Vip

Lana Del Rey e ka incizuar një album me muzikë country

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Lana Del Rey

Ylli i hitit “Video Games”, Lana Del Rey, e ka realizuar një album me muzikë country.

Këngëtarja e cila pret skepticizëm nga ana e publikut rreth ndryshimit të zhanrit muzikor me këtë projekt, i ka realizuar disa këngë ‘cover’ të muzikës country të cilat i ka përmbledhur në një album, si dhe një përmbledhje tjetër të këngëve folklorike të cilat pritet t’i lansojë së shpejti.

Del Rey me këmbëngulje thotë se në muzikën e saj gjithmonë ka ekzistuar tingulli i muzikës country.

“U ktheva prapa dhe i dëgjova këngët e vjetra si ‘Ride’ dhe ‘Video Games’ dhe mendova me vete, ‘ato tingëllojë paksa country’. Dua të them, ato definitivisht nuk janë këngë të zhanrit pop. Prandaj, të shohim si do të dalë ky projekt”, ka deklaruar këngëtarja për revistën “MOJO”.

Muajin e kaluar, Del Rey e lansoi videoprojektin e radhës me titull, “Chemtrails Over The Country Club”, që është kënga kryesore e albumit të ri dhe të shumëpritur nga publiku. Ajo gjithashtu i ka ngacmuar fansat në Instagram me një postim të ri,

Së fundmi, ylli i hitit “Young and Beautiful” e bëri të ditur lajmin se albumi i saj i ri, do të lansohet më 19 mars të këtij viti. Ajo po ashtu I ka ngacmuar fansat në rrjetet sociale me paralajmërimin e një këngë të re, të quajtur “White Dress”.

Tutje në intervistën për revistën muzikore “MOJO”, këngëtarja 35-vjeçare deklaroi se gjithmonë do ta kujtojë ditën kur i pranoi vlerësimet e para rreth muzikës së saj, pasi pas vdekjes së idhullit, Amy Winehouse, ajo nuk dëshironte të këndonte më.

Pavarësisht kësaj, Lana e vazhdoi karrierën muzikore duke u shndërruar në një prej artisteve më të veçanta dhe më fitimprurëse në tregun muzikor, e cila shquhet për the të tilla si “Born To Die”, “Blue Jeans”, “Summertime Sadness”, “High By The Beach” dhe të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat