Rebel Wilson vazhdon të tregojë suksesin e arritur me humbjen në peshë

Mediale Vip

Rebel Wilson vazhdon të tregojë suksesin e arritur me humbjen në peshë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 19:00
Rebel Wilson

Rebel Wilson ka treguar se i ka humbur edhe 30 kilogramë të tjerë, ndërkohë që është fotografuar duke ecur me veshje sportive në plazh.

Gjatë vitit të kaluar, aktorja është përkushtuar jashtëzakonisht shumë në shëndetin e saj dhe gjendjen fizike, ashtu që ka humbur shumë në peshë.

Tash kur i ka 30 kilogramë më pak, Wilson me krenari e tregon figurën e saj trupore, ndërkohë që e ndjekin paparacit.

Image

40-vjeçarja është shëtitur në plazhet e Santa Barbaras me një shoqe të saj dhe fotoreporterët i kanë realizuar disa fotografi.

Aktorja më herët ka deklaruar se viti 2020 ishte “viti i shëndetit”, ndërsa gjykuar në figurën trupore, këtë gjë e ka arritur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat