Antolea ndan historinë tronditëse të fëmijërisë, përloti të gjithë në studion e “Përputhen”

Mediale Vip

Antolea ndan historinë tronditëse të fëmijërisë, përloti të gjithë në studion e “Përputhen”

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 21:20
Antonela

Mbrëmjen e djeshme, Antonela kishte kaluar një moment mjaft të vështirë, i cili nuk u transmetua në emision.

Sot me të filluar emisioni prezantuesja, Bora Zemani, përqëndroi vëmendjen pikërisht tek ajo

Antonela tregoi se ka pasur një jetë të vështirë dhe se i ati i saj tashmë i ndjerë, e dhunonte nënën e saj.

Ajo gjithashtu tregoi se si babai kishte dashur që t`i merrte jetën nënës së saj.

“U preka se mu kujtuan disa situata që kam kaluar unë në familje. Mu kujtua babi që nuk jeton më, atë rrëmujën që na bënte në shtëpi gjithmonë, mua familjes mamit dhe mundohem të jem e qeshur sepse nuk dua t’i kujtoj ato gjëra, situata këtu më kujtonte atë, kur ishim të gjithë duke bërtitur dhe e humba. Më kujtohen shumë skena, sa herë ka rrahur nënën. Më kujtohet natën e fundit kur na ka nxjerrë nga shtëpia. Kemi shkuar në Itali sepse ai na kërcënonte se donte të na vriste. Kemi shkuar atje vetëm me një veshje në trup. Kishim një vit në Itali, kur dikush më shkruan në Facebook ngushëllime për babain. Ai kishte vdekur. Unë e kam parë babain gati duke e mbytur nënën dhe unë nuk mund të bëja dot gjë”, u shpreh e emocionuar konkurrentja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat