Butrint Imeri arrin 500 mijë klikime në versionin akustik të baladës brenda një dite

Mediale Vip

Butrint Imeri arrin 500 mijë klikime në versionin akustik të baladës brenda një dite

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:24
Butrint Imeri

Butrint Imeri së fundmi përmes Instagramit ka lansuar baladën më të re.

Pas publikimit të projektit të fundit muzikor, “Phantom” i cili tashmë ka arritur rreth 16 milion shikime, këngëtari kishte paralajmëruar një befasi tjetër për fansat.

Siç na kishte paralajmëruar, surpriza e tij erdhi sonte dhe ishte një super baladë dashurie.

Butrinti ka kënduar në mes të dëborës për të gjitha zemrat e vetmuara dhe fansat i janë falënderuar mjaft shumë për këtë video.

Image

 

Ndërsa para disa orësh ai ka zbuluar se tashmë videoja e postuar ka kaluar shifrën prej 500 mijë klikimesh në Instagram dhe sigurisht se po i gëzohet mjaft shumë kësaj arritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat