“Do vëmendje nga ata që nuk ta kanë dhënë kurrë”, plas konflikti mes Elvisit dhe Shqipes

Mediale Vip

“Do vëmendje nga ata që nuk ta kanë dhënë kurrë”, plas konflikti mes Elvisit dhe Shqipes

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 14:07
Shqipe dhe Elvis

Shqipja dhe Elvisi së fundmi kanë pasur një konflikt në rrjete sociale.

Së fundmi në studion e “Përputhen”, ka ndodhur një sherr mes Juljanit që e quajti Sindin ‘vaj ekstra i virgjër” dhe më pas u mundua ta kthente atë në shaka.

Ndër të pakëtit që i doli në mbrotje Sindit në studio ishte Elvisi (Loco), i cili ka deklaruar se është vetëm për Sindin në emision.

Ai mori fjalën e tij dhe përkrahu konkurrenten, duke treguar se e kishte kuptuar reagimin e saj pas situatës së krijuar në studio.

Kështu nisi një debat mes tij dhe Arjan Konomit, teksa ky i fundit i tha Locos se kësaj here po fliste kot.

Debati i studios ka vazhduar në rrjete sociale, kësaj here mes Elvisit dhe Shqipes.

Në Instastory, Shqipen e kanë pyetur, “C’mendim ke për Elvisin që tha çdokush më mirë se ti?”.

“Elvisi foli një orë tek “Prime” dhe foli kot, imagjino kur i tha dhe Arjani. Por gjithsesi do t’i vijë dita edhe Elvisit, shumë shpejt do flasim dhe për Elvisin.”- ka thënë ajo.

Pas kësaj përgjigjeje, i shpejtë erdhi edhe thumbi i konkurrentit i cili ndau në InstaStory me ironi foton e pastës së dhëmbëve, teksa shkroi:

“Për të gjithë ju që doni të flisni për Lokun (s’jeni shumë, me gishta numëroheni), tashmë ka zgjidhje dhe për ju. ‘Colgate Max Fresh’ kujdeset më së miri për shëndetin tuaj oral”, tha Loco.

“Manual përdorimi: Përdoret në rastet kur do vëmendje nga ata që s’ta kanë dhënë kurrë.”, u shpreh Loco.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat