Vanessa Bryant kritikon tekstin e Meek Mill për Kobe Bryant: Mund të bësh më mirë se kaq

Mediale Vip

Vanessa Bryant kritikon tekstin e Meek Mill për Kobe Bryant: Mund të bësh më mirë se kaq

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:17
Vanessa Bryant, Meek Mill dhe Kobe Bryant

Vanessa Bryant ka kritikuar njërin prej tjetër teksteve të rep-artistit të njohur, Meek Mill.

Ajo ka thyer heshtjen gjatë ditës së djeshme (e hënë), përmes një postimi në rrjetin social Instagram, shkruan Daily Mail.

Mill ka shpërndarë një pjesë të tekstit të këngës që i dedikohet Kobe Bryant, ndërsa do të bashkëpunojë me Lil Baby.

“Nëse ndonjëherë është e nevojshme, do të hidhem nga helikopteri, duke u bërë tjetër Kobe”, ishte teksti i reperit.

Të njëjtën fotografi të tekstit e ka ndarë Vanesa, duke thënë se Mill mund të bëjë më mirë se kaq.

“I dashur Meek Mill. Mendoj se ky tekst është ekstremisht intensiv dhe mos-respektues. Nuk di shumë rreth muzikës tënde, por mendoj që mund të bësh më mirë”, u shpreh bashkëshortja e të ndjerit.

Po ashtu ajo theksoi se ka mënyrë të tjera të shkrimit për të përshkruar admirimin ndaj basketbollistit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat