Ronaldo dhe Georgina të shqetësuar për macen e tyre që u aksidentua nga një veturë – e dërgojnë me aeroplan privat në Spanjë për shërim

Mediale Vip

Ronaldo dhe Georgina të shqetësuar për macen e tyre që u aksidentua nga një veturë – e dërgojnë me aeroplan privat në Spanjë për shërim

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:02
Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij kanë mbetur të tronditur pasi macja e tyre në vlerë 2600 funte pothuajse ngordhi nga një goditje me një veturë.

Macja e quajtur Pepe u përplas pasi doli nga shtëpia luksoze e yllit në Torino, Cristiano Ronaldos

Modelja dhe influencuesja Georgina Rodriguez ishte zemërthyer pasi macja e saj u dëmtua rëndë nga përplasja.

Image

U bë e ditur më pas se Pepe ishte vënë në një avion privat në një udhëtim për në Madrid për të vazhduar shërimin e tij pas disa përpjekjesh në njësinë e kujdesit intensiv të një veterineri.

Macja me pamje të çuditshme u bë një yll i faqeve të ndryshme në rrjetin social Instagram të çiftit para aksidentit të saj, pasi u bashkua me familjen pak më shumë se dy vjet më parë.

Ajo ka shijuar pushime luksoze me çiftin e famshëm Cristiano dhe Georgina.

Image

Georgina përndryshe kohë më parë ndezi thashethemet për një shtatzëni të mundshme, duke e veshur macen si foshnjë dhe duke e fotografuar atë duke u puthur nga djali tre vjeçar i Cristiano-s, Mateo.

“Ishte afër vdekjes dhe pas një muaji e gjysmë në kujdes intensiv në veteriner, ne kemi vendosur që motra ime Ivana duhet të kujdeset për të”, ësht՝ shprehur modelja Rodriguez.

“Pepe ndodhet tani në Spanjë dhe po shërohet”, ka thënë më tej ajo.

Image

 

Georgina, e cila ka një vajzë tri vjeçare me Cristianon që quhet Alana Martina dhe është nëna e përditshme e tre fëmijëve të tjerë, shtoi: “Më të vegjlit nuk e kuptonin se Pepe ishte sëmurë dhe donte të luante me të”.

“Tani ai është në duart më të sigurta”, tha ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat