Kjo është vajza e Agim Bahtirit

Mediale Vip

Kjo është vajza e Agim Bahtirit

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:06
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është babai i 6 fëmijëve.

Ai ka katër djem e dy vajza.

Njëra nga vajzat e tij po e feston sot ditëlindjen. Bahtiri përmes një postimi në Facebook, e ka uruar të bijën e tij.

Ai ka thënë se vizioni i saj e bënë të ndihet shumë krenar për çdo ditë të jetës së tij.

“Uroj të jesh një mbretëreshë me një kurorë të artë në kokën tuaj, sepse je një thesar në fund të detit i pazbuluar”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Shumë e respektuara dhe e nderuara vajza ime, sa herë që vjen data e lindjes tuaj më përkujton ato ndjenjat e thella të zemrës sime, që më thoshin gëzohu fort se të ka ardhur një engjëll i cili do të jetë çdoherë në kraharorin tënd, si një engjëll i shenjtë  për të ardhmen tuaj duke qenë besnike.

Ditëlindja jote është një ndjenjë e sinqertë që gjithmonë më ka përcjell, ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti, që ju këtë e keni realizuar pikë për pikë.

Puna, vepra, vizioni juaj më bënë të ndihem shumë krenar për çdo ditë të jetës suaj deri në këtë moment që po shkruaj. Këtë nuk po e them vetëm unë, por e thotë familja, shoqëria, e gjithë farefisi ku ju keni shërbyer e të gjithë këta ndjehen krenar për ty.

Unë e dija vlerën tuaj të çmuar dhe të vlerësuar nga shumë njerëz. Ti je shpresa ime, gëzimi im, jeta ime, engjëlli im, por ti je edhe vet AGIM Bahtiri. Prandaj më lejo që në këtë ditë të shenjtë të ju uroj që gjatë gjithë jetës të ju përcjell shëndeti dhe suksesi.

Uroj të kesh një familje që e ke krijuar vet ne nivel te duhur, ashtu siç ke qenë ti gjithmonë.

Uroj të jesh një mbretëreshë me një kurorë të artë në kokën tuaj, sepse je një thesar në fund të detit i pazbuluar.

Unë çdoherë kam qenë dhe jam krenar për juve dhe do të jetoj vetëm për ty.

Te dua pakufi, shpresa ime, jeta ime.

Shumë URIME ??

Përzemërsisht,

Nga babai yt!

Image
Vajza e Agim Bahtirit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat