“Kaq ishte”, Ardit Gjebrea shërohet nga COVID-19

Mediale Vip

“Kaq ishte”, Ardit Gjebrea shërohet nga COVID-19

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:34
Ardit Gjebrea

Ardit Gjebrea e mundi koronavirusin.

Ditë më parë, moderatori i njohur Ardit Gjebrea njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

Ai ka qëndruar gjatë kësaj periudhe i izoluar, ndërsa mungoi edhe në emisionin e tij “E diela shqiptare”.

Me anë të një postimit, moderatori bëri të ditur se është shëruar nga COVID-19 dhe falënderon stafin mjekësor që u kujdesën për të, gruan që i qëndroi afër si dhe gjithë miqtë për mesazhet që ia dërguan.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ARDITIT, PA NDËRHYRJE:

“Kaq ishte!
Tani filloi rekuperimi dhe së pari falënderoj: dr. Adrian Jorgjin që më ngriti në këmbë, infermiere Florën për durimin, Anilën engjëll mbrojtës për ditët dhe netët pa gjumë, miqtë që çdo mëngjes më mbushnin inbox të WhatsApp me merakun e tyre.
Falrminderit dhe të gjithë ju që më keni shkruar dhe uruar shërim të shpejtë, jeni shumë të mirë dhe bekimet tuaja ishin doza e duhur për të mbajtur optimizmin lart – motiv force!
Tani sigurisht do duhet pak kohë deri sa të ndez të 5 motorrët, po kush na nxiton?
Dielli doli ”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat