Korab Shaqiri merr titullin si profesor asistent nga kolegji ”UBT”

Mediale Vip

Korab Shaqiri merr titullin si profesor asistent nga kolegji ”UBT”

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Korab Shaqiri

Këngëtari sapo njoftoi se tashmë ka një obligim të ri në jetën e tij.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Instagram, ai njoftoi të gjithë ndjekësit dhe fansat për më të rejat e fundit nga jeta e tij profesionale.

Korab Shaqiri tha se i është dhënë titulli si profesor asistent nga kolegji ”UBT”.

”Sot m’u dha titulli Profesor Asistent nga kolegji “UBT”, titull i cili do të më obligojë që me shumë përkushtim të përcjell gjenerata në mësimnxenjen e muzikës artstike.
Faleminderit stafit të kolegjit “UBT” në krye me Prof. Edmond Hajrizi! Kolege te nderuar/a, Ju njoftoj se me vendim te Komisionit Vleresues te dates 15.02.2021 dhe me aprovim te Keshillit te UBT-se ne mbledhjen e dates 16.02.2021 ne raundin e pare te thirrjeve akademike nga fakulteti yne Fakulteti i Arteve (programet AMD, DI dhe MDM) jane graduar me titullin Profesor Asistent stafi ne vijim: Dr. Egzon Bajraktari Dr. Korab Shaqiri Urime! Kolegeve tjere/a ju urojme sukses ne raundet tjera. UBT do te vazhdoje me procesin e thirrjeve akademike dhe vleresimin e stafit. Gjithe te mirat, UBT”, ka shkruar këngëtari.

Ndryshe, Korab Shaqiri ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt muzikor ai i është përkushtuar më shumë profesionit të tij si kompozitor.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat