Eri i kthehet keq Antonelës: Je lajkatare, e di unë pse dole në takim me Julin!

Mediale Vip

Eri i kthehet keq Antonelës: Je lajkatare, e di unë pse dole në takim me Julin!

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 20:48
Eri, Antonela, Juli

Ditën e sotme në “Për’puthen” u transmetua takimi i parë i Antonelës dhe Julit. Ky i fundit e mori Antonelën në një udhëtim në këmbë dhe biseduan bashkë për çështje të ndryshme, përfshirë edhe aventurat e Julit. Mirëpo ky takim nuk u pëlqye shumë nga konkurrentët në studio dhe madje Eri ju kthye shumë keq Antonelës.

Ai e cilësoi atë si lajkatare, pasi sipas Erit ajo e bëri takimin me Julin që të merrte vëmendjen e publikut. Eri u shpreh se Juli ka fituar në një kohë shumë të shkurtër simpatinë e publikut dhe kështu Antonela dëshiron të përfitojë nga situata.

“As ti se beson që Julin e takove si partnerin e jetës. Ta them unë pse dole me Julin se ai mori shumë vëmendje nga publiku dhe është rritur shumë shpejt. O lajkatare, je lajkatarja më e madhe”, u shpreh Eri për Antonelën.

Ndërsa Antonela tha se asaj i pëlqen më shumë bota e Julit se e Erit dhe se sipas saj ky i fundit ndërhyn, sepse do vëmendje. Ajo shtoi se takimin me Julin e bëri edhe sepse dëshironte t’i tregonte publikut se ai është ndryshe nga mënyra se si e kanë parë dhe shumë inteligjent.

“Njerëzit kanë menduar se Juli ka jetuar në shpellë dhe dola t’ju tregoj njerëzve që është ndryshe. Më pëlqen dhe është inteligjent. Juli nuk është për gjynah dhe është më inteligjent se të gjithë ne”, tha Antonela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat