Kush është fans i “Friends” të mos e shikojë këtë video të Jennifer Aniston

Mediale Vip

Kush është fans i “Friends” të mos e shikojë këtë video të Jennifer Aniston

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 21:55
Jennifer Aniston

Mbarë TikTok-u po flet për një njeri të vetëm, Jennifer Aniston-in. Adhuruesit e serialit “Friends” janë shprehur unanimisht se jetët e tyre janë shkatërruar pas një video-montazhi. Po për çfarë bëhet fjalë?

Një video, tanimë virale ka nxjerrë në pah “zakonin vokal” të artistes 52-vjeçare, gjatë pjesëmarrjes së saj në sitcom-in e shumëpreferuar. Disa fragmente të shkëputura nga projekti i famshëm kinematografik, i cili nisi transmetimin në vitin 1994 për t’u përmbyllur më pas në 2004-ën tregon se si Aniston pastron fillimisht fytin, përpara se të lëshojë batutën e saj të radhës, përgjatë skenave të ndryshme.

Postimi në fjalë shfaq kështu kollitjen sistematike të saj, përpara çdo fjalie.

“Ajo që do të të them do të të shkatërrojë jetën, veçanërisht nëse je një fans i Friends. Nëse je vërtet admirues të përgjërohem, ik që këtu”.

Të shumta ishin reagimet sa i takon kollitjes së Rachel Green-it përpara çdo shakaje të mundshme.

“Po, ajo e bën kaq shpesh këtë gjë. Disa njerëz psherëtijnë kur aktrojnë, Jennifer kollitet”, shkroi dikush.

“I ndodh sa herë situata është e sikletshme”, reagoi një tjetër.

Një pjesë ia faturon zakonin në fjalë pirjes së duhanit, prej të cilit Jennifer hoqi dorë në 2012-ën, pas 20 vitesh. Kollitja te një duhanpirës mund të bëhet kronike dhe mund të shkaktojë zhurma, saktësisht fishkëllima ose kërcitje të shurdhëta në fyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat