Springsteen gjobitet me 500 dollarë, pasi konsumoi alkool në plazh

Mediale Vip

Springsteen gjobitet me 500 dollarë, pasi konsumoi alkool në plazh

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 22:34
Bruce Springsteen

Bruce Springsteen është gjobitur me 500 dollarë pasi është deklaruar fajtor për konsumim të alkoolit në parkun nacional në New Jersey, ku është e ndaluar të pihet alkooli, raporton BBC.

Ylli 71-vjeçar i muzikës rok ka pranuar se i ka pirë dy gota tekuilla në plazhin Sandy Hook.

Por, prokurorët kanë hedhur poshtë akuzat për ngasje të veturës nën ndikim të alkoolit. Këngëtari ishte arrestuar në nëntor.

Në një seancë online të mërkurën, ai ka pranuar se ka pirë alkool në plazh, që është pjesë e parkut nacional në New Jersey.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat