Rikthehet Finem pas sherrit, reperi zbulon surprizën për fansat

Mediale Vip

Rikthehet Finem pas sherrit, reperi zbulon surprizën për fansat

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 00:26
Finem

Pak javë më parë, bëri bujë në media një përleshje në të cilën u përfshi reperi Finem.

Në fillim kur u publikua videoja e xhiruar në Tiranë, u raportua se bëhej fjalë për një përplasje mes tij dhe Don Xhonit, por ky i fundit hodhi poshtë lajmet përmes një videoje në Instagram, duke thënë se ndodhej në Kosovë dhe jo në Shqipëri.

Sakaq, Finem duket se ka hedhur pas ngjarjen dhe vazhdon punën me projekte të reja.

Image
Insta

Këtë e ka treguar së fundmi me një postim që ka bërë në Instagram. Finem pritet të vijë me një bashkëpunim me artistin Solo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat