Depardieu akuzohet për përdhunim dhe keqtrajtim seksual

Mediale Vip

Depardieu akuzohet për përdhunim dhe keqtrajtim seksual

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 09:54
Gerard Depardieu

Aktori francez, Gerard Depardieu, është akuzuar për përdhunim dhe keqtrajtim seksual – kanë bërë të ditur burime të gjykatës për AFP.

Mbi 72-vjeçarin rëndon akuza se në vitin 2018 ka abuzuar seksualisht dhe e ka përdhunuar një aktore me moshë rreth të njëzetave.

Hetimet fillestare lidhur me këtë rast ishin hedhur poshtë për shkak të mungesës së fakteve.

Mirëpo, në verën e kaluar, kanë nisur sërish dhe janë grumbulluar fakte të mjaftueshme, ashtu që në dhjetor është ngritur padia gjyqësore.

Aktorja (deri më tani e paidentifikuar) e akuzon Depardieu se e ka përdhunuar dhe keqtrajtuar seksualisht dy herë në shtëpinë e tij në Paris në gusht të vitit 2018.

Image

Avokati i aktorit ka thënë për AFP se ylli botëror i ekranit është i lirë, por me mbikëqyrje dhe se i hedh poshtë të gjitha akuzat.

Për më shumë, burimet thonë se ai është mik i familjes së aktores që e akuzon, avokatja e të cilës kërkon që të respektohet sfera private e klientes së saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat