U akuzua për photoshop, Khloe Kardashian iu përgjigjet ndjekësve

Mediale Vip

U akuzua për photoshop, Khloe Kardashian iu përgjigjet ndjekësve

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:22
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian dukej shumë e hollë në reklamat e reja për koleksionin e saj të këpucëve “Good American”.

36-vjeçarja e yllit të realitetit përmes një statusi në “Twitter” shpjegoi se përse i dukeshin këmbët e saj aq të holla.

“Sa më afër objektit të jetë kamera, ata do të zgjaten. Kështu që në disa nga fotot e mia këmbët / gishtat e mi duken tepër të gjatë’, ka thënë ajo teksa iu shton ndjekësve të saj të qetësoheshin.

Image

“Për të mos u shqetësuar! Unë ende kam duar / gishta me madhësi normale”, ka thënë me ironi Khloe.

Ndryshe, së fundi Khloe mori spekulime se ajo është fejuar me të dashurin Tristan Thompson kur postoi një unazë gjigante në një fotografi në Instagram që publikoi të dielën.

36 vjeçarja doli në mediat sociale për të promovuar linjën e saj të re të këpucëve “Good American” por ishte guri masiv në gishtin e saj ai që bëri njerëzit të flisnin dhe mori më shumë vëmendje.

Image

Këtyre spekulimeve, Khloe Kardashian nuk iu është përgjigjur dhe nuk dihet nëse veç se është fejuar me basketbollistin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat