Denzel Washington përfshihet në një moment emocional me një fans

Mediale Vip

Denzel Washington përfshihet në një moment emocional me një fans

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:20
foto nga vendi ngjarjes

Aktori i njohur po vazhdon xhirimet e filmit ‘Journal For Jordan’.

Të mërkurën gjatë xhirimeve, aktori i njohur kishte një moment të papritur me një fans.

Ylli i filmit ishte në makinën e tij kur fansi iu afrua me plotë  fotografi të tij duke i kërkuar një nënshkrim.

Image

Ai vendosi duart mbi shpatullën dhe vështroi thellë në sytë e tij, dukej sikur po harronte të mbante distancën shoqërore për një sekondë për mbrojtje nga Covid-19.

Ndërsa, Denzel kishte maskën, fansi e tërhiqte deri në mjekër, për momentin ndërsa ylli i Hollywood vendosi duart rreth fytyrës së tij.

Një kalimtar pretendoi se ai i tha fansit që ‘të bënte një lutje’ por nuk dihet për çfarë po flisnin saktë.

‘Journal for Jordan’, është një film i ardhshëm dramë amerikane me regji të Denzel Washington dhe me protagonist Michael B. Jordan.

Filmi është përqendruar rreth marrëdhënies midis Rreshterit të Parë, Charles Monroe King dhe gazetarit Dana Canedy, kujtimet e të cilit në vitin 2008 sigurojnë materiale për filmin.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat