Reperi i njohur po hetohet për thyerjen e rregullave të koronavirusit

Mediale Vip

Reperi i njohur po hetohet për thyerjen e rregullave të koronavirusit

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 14:30
foto nga vendi ngjarjes

Travis Scott po hetohet për shkelje të mundshme të rregullave të koronavirusit pasi grumbulloi disa fansa derisa njoftoi vendndodhjen e tij në internet.

Reperi, 28 vjeçar bëri bujë derisa qëndronte në mes të një rruge në Los Anxhelos, i rrethuar nga të rritur të rinj të cilët dëshironin të fotografoheshin me të

Sipas TMZ, zyrtarët e qytetit kanë nisur një hetim mbi ngjarjen sepse ai nuk kërkoi leje për të mbajtur tubimin publik.

Image

Departamenti i Punëve Publike të Los Anxhelosit thuhet se i tha botimit se po shikonin nëse ylli amerikan theu rregullat  e pandemisë.

Mediat e huaja kanë zbuluar se nuk i ishte dhënë ndonjë leje për ngjarjen e minutës së fundit dhe qyteti ka hezituar t’i ofrojë ato në muajt e fundit për shkak të krizës globale.

Është sugjeruar që departamenti do të ndërlidhet me zyrën e Prokurorit të Qytetit për të parë se çfarë veprimi duhet të ndërmerret, duke përfshirë një gjobë të mundshme.

Image

Travis së fundmi u gjobit me dyqind dollarë për një ngjarje të ngjashme të cilën ai e priti në Downey, megjithatë gjoba u mbulua nga McDonald’s.

MailOnline ka kontaktuar përfaqësuesit e Travis për më shumë komente por nuk kanë marrë ndonjë përgjigjje.

Përkundër gjithë dashurisë që iu tregua, siguria u detyrua përfundimisht të ndërhynte dhe ta distanconte atë nga turma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat