Vëllai i saj ka bankrotuar, a do t’i ndihmojë Kylie Jenner me para?

Mediale Vip

Vëllai i saj ka bankrotuar, a do t’i ndihmojë Kylie Jenner me para?

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:13
Kylie Jenner dhe Rob Kardashian

Ajo thuhet se do e ndihmojë vëllain e saj të madh Rob Kardashian.

32 vjeçari është larguar nga qendra e vëmendjes për vite me radhë, duke braktisur shfaqjen familjare të “Keeping Up With The Kardashians” dhe duke jetuar larg vëmendjes.

Por tani, është thënë se faturat e tij po dalin jashtë kontrollit aq shumë sa që ai duhet të drejtohet te motra e tij miliardere Kylie për disa para të nevojshme.

Një burim tha se: “Ai ka marrë para aq shumë nga nëna e tij dhe motra Khloe me kalimin e viteve, kështu që ato kanë rënë dakord se Kylie është radha të ndihmojë Robin”.

E gjithë familja e famshme thuhet se do të ribashkohet për të ndihmuar Robin financiarisht.

Image

Siç është raportuar tashmë, Rob dhe Chyna,  janë mbyllur në një betejë të hidhur kujdestarie mbi vajzën e tyre tre-vjeçare Dream.

Dokumentet e gjykatës të paraqitura më 7 janar deklaruan se babai kishte kërkuar nga një gjyqtar për kujdestarinë e plotë.

Rob gjithashtu akuzoi partneren se kishte shpenzuar 450 paund në ditë për alkool dhe  abuzonte me drogë dhe nuk kishte mbajtur vajzën e tyre mirë, por ajo thuhet se u kundërpërgjigj gjithçka që ai po thoshte.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat