JLo larg tij, i fejuari tregon se po i mungon përmes këtij imazhi

Mediale Vip

JLo larg tij, i fejuari tregon se po i mungon përmes këtij imazhi

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 15:41
Jeniffer Lopez dhe Alex Rodriguez

Ai është në shtëpi në Miami ndërsa e fejuara e tij Jennifer Lopez në Republikën Dominikane duke xhiruar filmin “Shotgun Wedding”.

Të mërkurën, Alex Rodriguez publikoi në Instagram një postim derisa tregoi se po i mungon këngëtarja.

“Më mungon kjo vajzë”, shkroi në fotografi Rodriguez.

Image

Në foto, Lopez, shihet duke qeshur në përqafimin e të fejuarit derisa janë ulur në një divan afër një pishine.

Dyshja filluan lidhjet në shkurt 2017 dhe u fejuan në mars të 2019 dhe deri më tani lidhja e tyre ka vazhduar si është më së miri.

Në fillim të kësaj jave, JLo festoi ditëlindjen e 13-të të binjakëve të saj Max dhe Emme, të cilët janë me të në Republikën Dominikane dhe babai i të cilëve është burri i saj i tretë Marc Anthony.

Image

Një person i brendshëm i tha ET: “Ajo po kalon ditëlindjen e binjakëve të saj të 13-të jashtë qytetit ndërsa Alex qëndron në Miami me fëmijët e tij”.

Burimi shtoi: “Alex kishte punë për të bërë, dhe Jen kaloi ca kohë cilësore me fëmijët e saj. Çifti planifikon të bëjë diçka së bashku për ditëlindjen e binjakëve kur së shpejti do jenë përsëri së bashku”.

Rodriguez është baba i vajzave, Ella, dhe Natasha, të cilat ai i ndanë me ish-gruan Cynthia Scurtis.

Image

Në ditëlindjen e binjakëve të hënën, Lopez ndau video duke u shërbyer atyre mëngjesin në shtrat.

“O ZOT I MADH!! Nuk mund ta besoj që kanë kaluar 13 vjet që kur i mbaja të dy në shtëpi në krahë në mes të një stuhie dëbore”, shkroi aktorja në postim.

Ajo vazhdoi: “Unë po ndiej kaq shumë emocione këtë mëngjes … kaq shumë emocione sot … aq krenarë dhe të lumtur”.

“Për dy shpirtrat e mi të kujdesshëm, të ndjeshëm dhe të veçantë … të cilët unë e di se do të ndryshojnë dhe riorganizojnë botën në mënyrat tuaja unike … mamaja juaj ju do përtej përgjithmonë … dhe përgjithmonë dhe përgjithmonë …”, ka përfunduar ajo.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat