“Ndihem më mirë sesa më parë”, Simon Cowell flet pas aksidentit me biçikletë

Mediale Vip

“Ndihem më mirë sesa më parë”, Simon Cowell flet pas aksidentit me biçikletë

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Simon Cowell

Simon Cowell thotë se ndihet më mirë se kurrë pas aksidentit të tmerrshëm me biçikletë.Prodhuesi ekzekutiv i “America’s Got Talent” ra nga biçikleta elektrike jashtë shtëpisë së tij në Malibu, në gusht të vitit të kaluar, ku për pasojë iu nënshtrua një operacioni që zgjati 6 orë, i cili përfshinte vendosjen e një shufre metali në shpinë.

Duke folur për revistën e përjavshme amerikane “People”, personaliteti televiziv u shpreh: “Do të jem i sinqertë me ju, nuk ishte aq keq në të vërtetë, pasi dëmtova shpinën. Dua të them, nuk ishte e mrekullueshme për 3-4 javë, por pas kësaj mund ta kaloni. Duhej të bëja kaq shumë ushtrime. Në të vërtetë ndihem më mirë se sa para aksidentit.”, u shpreh ai.

Cowell tha më tej mes shaka se “nëse doni të ndiheni më të shëndetshëm, thyeni shpinën.

Rrjeti NBC ka njoftuar se manjati i muzikës do të kthehet në panelin gjykues për “America’s Got Talent” së bashku me Heidi Klum, Howie Mandel dhe Sofia Vergara kur shfaqja të rinisë në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat