Romeo Veshaj merr një vendim për lidhjen e re të dashurisë?

Mediale Vip

Romeo Veshaj merr një vendim për lidhjen e re të dashurisë?

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 18:48
Romeo Veshaj me te dashuren

U bënë disa ditë që mediat online po shkruajnë për një lidhje të re dashurie që, me sa duket, ka nisur mes aktorit Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshit. Ndonëse askush prej të dyve nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, dyshimet u shtuan më shumë pasi vajza e ministrit Niko Peleshi dhe aktori i njohur i humorit postuan në llogaritë e tyre foto nga i njëjti ambient.

Po ashtu, si për të ngacmuar ndjekësit në rrjet, Aleksia postoi edhe disa story në shtëpi, ku mund të dallohej lehtësisht edhe Romeo.

Së fundi, burime për iconstyle.al, kanë mësuar se Romeo dhe Aleksia jo vetëm që po e shijojnë në privatësi romancën e tyre prej disa muajsh, po tashmë kanë nisur edhe të jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Ende askush prej të dyve nuk ka bërë asnjë reagim publik, megjithatë, nga sa duket, historia e re e dashurisë ka nisur të konsolidohet në hapa të tjerë.

Romeo, ndërkohë, vijon në ekran së bashku me vëllanë Donaldin, në Vizion Plus me programin “Binjakët show”.

Ndërsa Aleksia vijon të ndajë me fansat e saj çdo projekt të ri në fushën e modelimit e më gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat