George Clooney mori qenin në audicion për t’u pranuar si aktor në një film

Mediale Vip

George Clooney mori qenin në audicion për t’u pranuar si aktor në një film

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 19:21
George Clooney

George Clooney e kishte dërguar një herë qenin e tij në një audicion.

Aktori i njohur dikur merrte gjësende në audicione për ta bërë veten më të pëlqyeshëm dhe të paharrueshëm për producentët, por pranon se jo çdo herë ishte i suksesshëm ky gjest.

Clooney thotë se një herë kishte marrë qenin e tij në një audicion dhe e kishte mbajtur në krahë, edhe pse skena nuk përfshinte ndonjë qen.

Audicioni ishte për një film dhe ai pranon se nuk e kishte marrë rolin aty.

Ai i ka dhënë një mesazh aktorëve të tjerë që të mos i bëjnë presion shumë vetes kur vjen puna tek audicionet.

Në intervistë për revistën W tha se në fillim të karrierës së tij ai kishte marrë disa role të çuditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat