Për Ben Affleck, divorci me Jennifer Garner paska sjellë një të mirë të madhe!

Mediale Vip

Për Ben Affleck, divorci me Jennifer Garner paska sjellë një të mirë të madhe!

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:59
Ben Affleck, Jennifer Garner

“Gjëja për të cilën jam penduar më shumë në jetë është divorci. Pas problemeve ishte e vështirë ta pranoja”- ishte një deklaratë e vjetër e aktorit Ben Affleck për “New York Times”.

Megjithatë, duket se këndvështrimi i aktorit ka ndryshuar me kohën dhe tashmë, Affleck ka mësuar të shohë anën pozitive të ndarjes dhe të mirat që ajo i ka sjellë.

Në një intervistë të fundit, aktori i famshëm ka folur më gjatë për jetën e tij personale, ndarjen nga Jennifer Garner dhe për fëmijët e tyre. Aktori tha se eksperiencat në jetë e kanë ndihmuar të bëhet aktor më i mirë.

“Jam në një pikë të jetës ku kam shumë eksperiencë për ta bërë rolin tim edhe më interesant. Duke u rritur dhe duke patur eksperienca intensive personale e ka bërë aktrimin tim më të mirë”.

Ai pranoi së ka qenë shkaktar për divorcin, por në atë kohë, alkooli nuk e lejonte të reflektonte.

“Pija normalisht për një kohë të caktuar. Më vonë ndodhi që të pija pa pushim dhe kjo bëri që martesa ime të mos funksiononte. Ishte viti 2015, 2016. Nuk është e shëndetshme që të fiksohem pas dështimeve të mia, por sigurisht kam bërë gabime. Kam bërë gjëra për të cilat pendohem. Gjithsesi, duhet të ngrihesh, të mësosh prej tyre dhe të përpiqesh sërish”, është shprehur aktori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat