Çfarë ka ndodhur? Atdheu dhe Sindi nuk shkojnë në program, Bora Zemani zbulon arsyet

Mediale Vip

Çfarë ka ndodhur? Atdheu dhe Sindi nuk shkojnë në program, Bora Zemani zbulon arsyet

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 06:46
Sindi/ Atdheu

Në puntatën e sotme, ajo që u vu re ishte mungesa e Atdheut dhe Sindit. Por, për këtë gjë nuk mungoi sqarimi i Bora Zemanit, e cila tregoi se çfarë ka ndodhur.

Kjo e fundit, tha se Atdheu mungon për shkak se është infektuar me Covid, duke i uruar atij shërim të shpejtë.

Ndërsa, për Sindin tha se një i afërmi i saj është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Më konkretisht, Bora është shprehur se:

"Atdheu nuk do të jetë në ditët në vijim sepse është infektuar me Covid, ne i urojmë shërim të shpejtë dhe të kthehet sa më shpejt në studio. Sindi nuk do të jetë pasi ka një të afërm në gjendje të rëndë. Ne i urojmë shërim të shpejtë dhe sigurisht edhe atë e presim sa më shpejt në studio".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat